Dorëzimi i raporteve financiare për vitin 2021 është në proces.
Periudha në të cilën ndodhemi është një periudhë e ngjeshur në biznesin tonë, sepse është në proces dorëzimi i raporteve financiare për vitin 2021. Këtë herë, po e bëjmë këtë me një dokumentacion më të gjerë dhe me afate më të shkurtra. Ne ia dalim t'i kushtojmë secilit klient vëmendjen e duhur dhe kohën e nevojshme, pavarësisht kushteve të vendosura në këtë mënyrë.




















